VIDEO/ Katër gola të pësuar që në pjesën e parë, tifozët e Junajtid largohen menjëherë nga stadiumi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2022 | 16:12

VIDEO/ Katër gola të pësuar që në pjesën e parë, tifozët e Junajtid largohen menjëherë nga stadiumi

Kanë mjaftuar katër gola në pjesën e parë, që tifozët e Mançester Junajtid të boshatisin tribunën e tyre në shkallët e “Etihad”, duke mos e parë sfidën e deri në fund.

bandicam 2022-10-02 15-47-26-409

Gjatë golit të katërt të shënuar nga Foden për të dërguar shifrat në 4-0, një pjesë e madhe e tifozëve të “Djajve të Kuq” janë larguar menjëherë nga stadiumi i rivalëve të tyre.

Ky turpërim në pjesën e parë duket se ka qenë vërtet i tepërt për ta, teksa shpresonin se gjërat do të ishin ndryshe këtë sezon.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"