VIDEO/ Kategoria Superiore, ja goli më i bukur dhe gafa e javës së 32-të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2020 | 15:42

VIDEO/ Kategoria Superiore, ja goli më i bukur dhe gafa e javës së 32-të

Valon Ethemi shënoi një supergol ndaj Tiranës për nga mënyra e realizimit.  Pas një “dhurate” nga Edon Hasani, mesfushori i Kukësit doli përballë Ilion Likës në hyrje të zonës dhe bëri një veprim klasi, pikërisht me një gjest teknik, teksa goditi topin në formë parabole.


Edhe goli i Sherif Kallakut në fitoren 1-0 të Teutës kundër Skënderbeut, erdhi pas një aksioni model me tri pasime të sakta.

GAFA E JAVËS- Ardit Deliu bëri një gafë që për pak i kushtoi shtrenjtë Laçit në ndeshjen ndaj Flamurtarit. Në afërsi të zonës, mesfushori mbajti një top më shumë se duhet dhe më pas nuk e kontrolloi dot, teksa përfitoi braziliani Ramos, i cili menjëherë pasoi te Hoxhaj dhe ky i fundit shënoi.


Gafë ishte edhe ajo e Hasanit në Tirana-Kukësi, i cili në përpjekje për të larguar topin, i dha pa dashje një asist Ethemit.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"