VIDEO/ Kastrioti “blind”, Tirana pa busull

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2020 | 23:58

VIDEO/ Kastrioti “blind”, Tirana pa busull

Tirana dështon sërish të fitojë e Kastrioti mbetet i pathyeshëm. Nga stadiumi “Kamza”, Tirana nuk kthehet më shumë se me një pikë, në një ndeshje që mund ta kishte fituar dhe humbur. Në fakt, rasti i Halilit mund të kishte afruar Tiranën te fitorja e parë në erën “Dede”, ashtu si Rezi që mund t’i kishte dhënë fitoren skuadrës së tij. Pas 95 minutave kënaqet Kastrioti që me pikën e marrë shkon në kuotën e nëntë pikëve, duke qenë në vendin e tretë të renditjes. Bardheblutë humbasin dy pikë dhe në pesë javë ka grumbulluar vetëm pesë pikë. Shumë pak për skuadrën kampione që me trajnerin e dytë Nevil Dede nuk ka shijuar ende fitoren.

Dede-Ndreu

 

NDESHJA Nëse te Kastrioti, Bojom nuk ia kishte dalë, te Tirana ndryshimet ishin të mëdha. Jashtë Vangjeli për zgjedhje taktike(shumë e dyshimtë zgjedhja e Dedes), ndërsa Ismajlgeci e Najdovski sakrifikojnë për të qenë në fushën e lojës. Dhe rastet fillojnë për Tiranën që në minutën e 7-të. Muçi i jep një top Halilit, që del para Hidit, i cili në vend të godasë pason te Torasa në qendër, por argjentinasi nuk shënon dot. Nuk kalojnë as 60 sekonda dhe bardheblutë kalojnë në avantazh. Gabim i Çelës që nuk godet mirë topin, përfiton Muçi, që godet menjëherë, Hidi bllokon gjuajtjen e parë, por sulmuesi i Tiranës edhe pse i shtrirë godet dhe çon topin në rrjetë. Qetësohet Dede, por vetëm për pak. Kastrioti duket te Porta e Tiranës në minutën e 12-të. Okebugu në aksion personal gjuan nga jashtë zone, por shënjestra është për t’u harruar. Deri në minutën e 34- t, skuadrat nuk bëjnë dot dy pasa bashkë. Ndërsa 11 minuta nga fundi i pjesës së parë, De Silva barazon takimin. Në fakt, goli është meritë e Rezit që si fillim lë në tokë Nuriun nga krahu i majtë që digjet plotësisht, hyn në zonë, godet grushton Bekaj, sfera shkon sërish te lojtari i Kastriotit që këtë herë nuk gjuan por pason te De Silva që e ka lojë fëmijësh të çojë topin në rrjetë. Me baraspeshë mbyllet loja e parë.
Festa e Kastriotit

Pjesa e dytë nis e qetë dhe për rastin e parë duhet pritur minuta e 64-t, kur De Silva provon nga 16 metra, por topi shkon ngjitur me shtyllën e Bekajt. Dy minuta më vonë është Kastrioti pranë golit. Bardhi te Rezi, ky i fundit ia kalon Moraeshin në qendër. Braziliani godet menjëherë dhe në vijën fatale është Najdovski që largon topin me kokë. Tirana që deri në atë moment, zgjohet nga gjumi në minutën e 70-të. Hidi i thotë “jo” Tiranës për të shënuar gol. Sasraku pason te Danso, që gjuan menjëherë, por portieri veteran i Kastriotit grushton sferën dhe largon rrezikun. Në minutën e 83-të, Muçi me një gjuajtje nga vendi dhe me kthim, topi mbi traun e portës së Hidit. Ka edhe kohë edhe për penallti të pretenduar nga Kastrioti, por që nuk ekziston. Përfundimisht, Tirana e Kastrioti e mbyllin në baraspeshë ndeshjen. Secila nga skuadrat merr nga një pikë, ndërsa Tirana e Dedes vazhdon të mos gjejë rrugën e fitores. Sa për Kastriotin, barazimi është sukses sepse Ndreu u ka marrë pikë gjithë skuadrave pretendente. Me meritë është skuadra e tretë e kampionatit. Në Krujë të gjithë ëndërrojnë. Më mirë se kaq, Kastrioti asnjëherë nuk e ka nisur kampionatin.

FT: KASTRIOTI-TIRANA 1-1

De Silva 34′ / Muçi 8′ 

MINUTAT:

83’ Muçi me një gjuajtje nga vendi dhe me kthim, topi mbi traun e portës së Hidit.

70’ Hidi i thotë “jo” Tiranës për të shënuar gol. Sasraku pason te Danso, që gjuan menjëherë, por portieri veteran i Kastriotit grushton sferën dhe largon rrezikun.

 

66′ Kastrioti pranë golit. Bardhi te Rezi, ky i fundit ia kalon Moraeshit në qendër. Braziliani godet menjëherë dhe në vijën fatale është Najdovski që largon topin me kokë.

64′ De Silva provon nga 16 metra, por topi shkon ngjitur me shtyllën e Bekajt.

40′ Zëvendësim te Tirana, largohet Okebugu, vendin e tij e merr Neziri.

34′ De Silva barazon takimin. Në fakt, goli është meritë e Rezit që si fillim lë në tokë Nuriun nga krahu i majtë që digjet plotësisht, hyn në zonë, godet, grushton Bekaj, sfera shkon sërish te lojtari i Kastriotit që këtë herë nuk gjuan, por pason te De Silva që e ka lojë fëmijësh ta çojë topin në rrjetë. 1-1

12’-Okebugu në aksion personal gjuan nga jashtë zone, por shënjestra është për t’u harruar.

8′ Muçi i jep një top Halilit, që del para Hidit, i cili në vend të godasë pason te Torasa në qendër, por argjentinasi nuk di të shënojë. 8’-Tirana kalon në avantazh. Gabim i Çelës që nuk godet mirë topin, përfiton Muçi, që godet menjëherë, Hidi bllokon gjuajtjen e parë, por sulmuesi i Tiranës, edhe pse i shtrirë, godet dhe çon topin në rrjetë.

FORMACIONET ZYRTARE:

KASTRIOTI: Hidi, Husein, Shkalla, Çela, Prodani, Okebugu (Neziri 41’), Mehmeti, Rezi (Basha 82’), Bardhi, Plaku (Moraesh 63’), De Silva (Ajazi 82’). (Në dispozicion: Puja, Daci, Danaj, Xheka, Lena). Trajner: Ramazan Ndreu

TIRANA: Bekaj, Ismajlgeci, Hoxhallari, Najdovski, Nuriu (Toli 51’), Batha, Giamfi, Halili (Sasraku 68’), Ganso, Torasa, Muçi. (Në dispozicion: Kodra, Kraja, Stafa, Sulej, Toshevski, Vangjeli, Vrapi, Musaj). Trajner: Nevil Dede.

KARTONË TË VERDHË: Prodani 54’, Mehmeti 70’ / Toli 53’

VËZHGUES: Plarent Kotherja DELEGAT: Astri Maçi

GJYQTARET: K. Shahini (Durrës), R. Çokaj (Lezhë), N. Rrapaj (Patos)

DF

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"