VIDEO/ Karton i kuq për rekord, ish-futbollisti i Barcelonës lë skuadrën me 10 vetë pas… 9 sekondash lojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2022 | 11:51

VIDEO/ Karton i kuq për rekord, ish-futbollisti i Barcelonës lë skuadrën me 10 vetë pas… 9 sekondash lojë

Nisë ka humbur këtë fundjavë ndaj Onzhe në shtëpi me rezultatin 0-1, e vlefshme për javën e 8-të të Ligue 1 franceze.

Collage Maker-20-Sep-2022-11.50-AM

Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 43′ nga ish-mesfushori i Totenhem, Njukasëll dhe Shalke, Nabil Bentaleb.

Ajo që ra më shumë në sy në këtë duel ishte kartoni i kuq i ish-mbrojtësit të Barcelonës, Zhan-Kler Todibo.

Francezi 22-vjeçar i Nisës, u ndëshkua vetëm pas 9 sekondash lojë nga starti i ndeshjes, duke ndalur një aksion për gol dhe duke lënë kështu ekipin e tij me 10 lojtarë që në start.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"