VIDEO/ Kallaku shënon dopietë për ditëlindje, Teuta mposht Kukësin dhe hedh një hap drejt gjysmëfinales

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 2, 2023 | 0:01

VIDEO/ Kallaku shënon dopietë për ditëlindje, Teuta mposht Kukësin dhe hedh një hap drejt gjysmëfinales

Teuta ka mposhtur Kukësin në “Niko Dovana” me rezultatin 2-0 në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.ncm,n,c

Pjesa e parë u dominua nga verilindorët të cilët patën më shumë raste për të shënuar gol, por nuk arritën të finalizojnë. Ndërsa pjesa e dytë padyshim foli për durrsakët dhe heroi ishte Sherif Kallaku. Në minutën e 58’ sulmuesi nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë duke kaluar në avantazh Teutën. Në minutën e 72’ ai dyfishoi shifrat me një supergol nga goditja e dënimit.

Me këtë fitore Teuta hedh një hap drejt fazës gjysmëfinale, ndërsa Kukësit do ti duhet të luftojë më shumë ndeshjen e kthimit për të merituar kualifikimin.

TEUTA 2-0 KUKËSI

58′ (P), 72′ Kallaku

NGJARJET KRYESORE

90+5′ Mbyllet sfida!

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

86’ Largohet nga ndeshja Kallaku, zëvendësohet nga Oshafi.

84’ Tre zëvendësime për Kukësin! Largohen nga loja Basha, Barbosa dhe Dragoshi, në vend të tyre futen Hasaj, Rashiti dhe Sula.

80’ Del Sh.Taipi, në vend të tij hyn Delimedac.

72’ GOOOL TEUTA 2-0! Kallaku gjuan nga goditja e lirë dhe e dërgon topin në afërsi të trekëndëshit, duke shkundur sërish rrjetën e Angelo Tafas.

70’ Klejdi Daci lë fushën e lojës, ka minuta për Arbër Çyrbjan.

70’ Largohet Peposhi, zëvendësohet nga Ebert.

64’ Barbosa godet me takë Jazxhinë dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

63’ Barbosa pretendon për një prekje me dorë të Jazxhit në zonë, verilindorët kërkojnë penallti por arbitri nuk e akordon.

58’ GOOOL TEUTA 1-0! Kallaku nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë, shënon golin e avantazhit.

57’ Bytyçi rrëzon në zonë Klejdi Dacin dhe ndëshkohet me karton të verdhë. Ka 11-metërsh për Teutën.

50’ Peposhi futet në zonë dhe godet në mënyrë të gabuar topin duke e dërguar shumë larg traversës.

47’ Kuro harkon drejt zonës, Beqja godet topi me kokë por nuk arrin të shënjestrojë kuadratin.

46′ Nis pjesa e dytë! Del nga loja Gjinollari, në vend të tij hyn Karabeci.

45’+1’ Mbyllet pa gola pjesa e parë e ndeshjes.

45’ Jepet 1 minutë shtesë në fundin e pjesës së parë.

43’ Pas një goditje nga këndi, Lamçe kërcen mbi Kotobellin dhe gjuan me kokë por nuk gjen portën e durrsakëve.

35’ Gj. Taipi provon me të mjajtën nga distanca, por gjuajtja e tij ndalet nga Pano Qirko.

35′ Edison Ndreca gjuan me të majtën potente drejt portës, por topi shkon larg kuadratit.

33’ Gj.Taipi godet drejt portës, por gjuajta është qëndrore dhe topi shkon drejt e në duart e Pano Qirkos.

31’ Peposhi tenton të nxjerrë topin në zonë për Barbosën, por topi ndalet nga mbrojtja e Teutës.

30’ Edi Basha gjuan drejt portës, por topi përfundon jashtë.

23′ Gj. Taipi godet sërish nga goditja e këndit, por topi është shumë i fortë dhe del jashtë.

22’ Gj. Taipi gjuan nga goditja e këndit topi shkon në duart e Qirkos. Më pas Barbosa provon të godasë drejt portës, por topi ndalet nga shtylla.

16’ Gj. Taipi gjuan me të majtën drejt portës, por topi ndalet nga traversa.

14’ Ndreca provon me të djathtën nga distance, por topi shkon mbi traversë.

13’ Basha pason drejt Gj. Taipit, ky i fundit gjuan por topi devijohet nga një mbrojtës. Ka goditje këndi në favor të Kukësit.

10’ L.Vila tërheq nga fanella Abdunë, ka faull në favor të Kukësit.

1′ Starton dueli!

FORMACIONET ZYRTARE

TEUTA: Qirko, Marku, Jazxhi, Kotobelli, Kuro, Gjinollari, Beqja, Kallaku, E.Vila, L.Vila, Daci

Trajner: Edi Martini

KUKËSI: Tafas, Dragoshi, Lamçe, Bytyçi, Ndreca, Abdu, Sh.Taipi, Basha, Gj.Taipi, Peposhi, Barbosa

Trajner: Rrahman Hallaçi

d

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"