VIDEO/ Juvja fitore drithërimash, Napolin e mund me “dy fytyra” dhe vret kampionatin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 3, 2019 | 22:31

VIDEO/ Juvja fitore drithërimash, Napolin e mund me “dy fytyra” dhe vret kampionatin

Ka përfunduar ndeshja mes Napolit dhe Juventusi, me fitoren e bardhezinjve 1-2.

bandicam 2019-03-03 20-32-54-069

Ishte një ndeshje e jashtëzakonshme ku kishte 3 gola, 2 kartona të kuq dhe emocione pafund.

Juventusi kështu e çon dierencën në 16 pikë dhe në një farë mënyre vret kampionatin italian duke e mbyllur që në fillim të marsit.

Duhet theksuar që Insinje kishte shansin e artë të barazonte në fund të takimit, po ka humbur penalltinë. Pjesa e parë mund të themi se i takonte Juventusit, ndërsa e dyta Napolit që ka bërë një ndeshje të madhe.

 Napoli- Juventus 1-2
(Kajehon 61’/ Pjaniç 27′, Emre Can 39′)

83′ Insinje godet penalltinë topi kap shtyllën pingule, vazhdon ende rezultati 1-2.


61′ Kajehon shënon pas një krosi të Insinjes. Napoli ngushton në 1-2. 


47′ Pjaniç prek topin me dorë në mesin e fushës dhe merr kartonin e dytë të verdhë që e dërgon në dhomat e zhveshjes. Arrihet baraspesha numerike në “San Paolo”.


39′ Bernadeski kroson Emre Can me kokë brenda zonës dyfishon shifrat. Në “San Paolo” mbizotëron qetësia


27′ Pjaniç shënon një supergol nga goditja e dënimit që Ronaldo ka fituar. Boshnjaku shtang “San Paolon”. 


25′ Meret i shkakton faull Ronaldos, pasi ai ka rrëmbyer topin, nga një gabim i Malkuit. Arbitri nuk e ka falur dhe ka nxjerrë direkt kartonin e kuq. Napoli tashmë luan me 10 lojtarë. Juventusi qartë më i avantazhuar.

Formacionet zyrtare:

Napoli: Meret, Hysaj, Kulibali, Maksimoviç, Malkuit, Kajehon, Alan, Ruiz, Zielinski, Milik, Insinje. Tr. Ançeloti.

Juventusi: Shezni, Kanselo, Bonuçi, Kielini, Aleks Sandro, Çan, Pajniç, Matuidi, Bernadeski, Manxukiç, Ronaldo. Tr. Alegri

juve

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"