VIDEO/ Juventusi arrin fitoren e dytë radhazi, “Zonja” mposht me tre gola në shtëpi Sampdorian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2021 | 15:45

VIDEO/ Juventusi arrin fitoren e dytë radhazi, “Zonja” mposht me tre gola në shtëpi Sampdorian

Juventusi ka arritur të korrë suksesin e dytë radhazi në kampionat teksa pas Specias në transfertë tani e ka radhën Sampdoria në stadiumin “Allianz” me rezultatin 3-2.

juventus 1

Sfida nisi furishëm për bardhezinjtë e Masimiliano Alegrit ku Paulo Dibala realizoi një supergol, por 11 minuta më vonë pikërisht ylli argjentinas u kushtëzua të linte fushën e blertë i përlotur pas një dëmtimi që pësoi.

Në minutën e 43′ ishte Leonardo Bonuçi i cili shënoi golin e 2-0 me 11-metërsh, pasi lojtari i dorianëve preku me dorë topin. Një minutë më vonë ishte Joshida ai që rihapi sfidën duke ngushtuar diferencat në 2-1 në minutën e 44′.

Manuel Lokateli ishte autori i golit të tretë të Juventusit në minutën e 57′ i cili shtyu topin në rrjetë.

Minutat e fundit ishin të “zjarrta” teksa ish-interisti Antonio Kandreva rihap sërish sfidën në 3-2, por pa mundur dot që Sampdoria të surprizonte “Zonjën e Vjetër” ditën e sotme.

Me këtë sukses Juventusi ngjitet në vendin e 9 në kuotën e 8 pikëve, ndërsa Sampdoria klasifikohet në vendin e 14 në kuotën e 5 pikëve.

FT | JUVENTUS 3-2 SAMPDORIA

Dibala 10′, Bonuçi 43 (p), Lokateli 57′ / Joshida 44′, Kandreva 83′

-GOLI I KANDREVAS –

-GOLI I LOKATELIT:

-GOLI I JOSHIDËS

-GOLI I BONUÇIT

-PENALLTIA E JUVENTUSIT

-LARGIMI NGA FUSHA I DËMTUAR I DIBALËS

-GOLI I DIBALËS

FORMACIONET ZYRTARE –

FOR 1

JUVENTUS – (4-4-2): Perin; Kuadrado, Bonuçi, De Ligt, Aleks Sandro; Bernardeski, Bentakur, Lokateli, Kieza; Dibala, Morata. Trajner: Masimiliano Alegri.

SAMPDORIA – (4-4-2): Audero; Berezinski, Joshida, Kolej, Murru; Depaoli, Torsbi, Ekdal, Kandreva; Kaputo, Kualiarela. Trajner: Roberto D’Aversa.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"