VIDEO/ “Jam Samuel Nikaj o budallenj, nuk trembet arusha prej tupanëve”, trajneri i Pogradecit u përgjigjet akuzave: Nëse do ndalesha me çdo qen në rrugë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 5, 2024 | 23:52

VIDEO/ “Jam Samuel Nikaj o budallenj, nuk trembet arusha prej tupanëve”, trajneri i Pogradecit u përgjigjet akuzave: Nëse do ndalesha me çdo qen në rrugë…

Pogradeci ka siguruar sot trofeun e kampionit të Grupit B në Kategorinë e Dytë dhe për Samuel Nikajn ishte një moment i merituar euforie pas një sezoni të vështirë të zgjidhur vetëm në ndeshjen e fundi. Një sezon ku skuadra pogradecare është përballur edhe me shumë akuza që kanë ardhur nga rivalet, të cilave u është përgjigjur me shumë ironi trajneri shkodran pas sfidës së sotme.

nikaj

Ai po intervistohej nga mediat pas suksesit kundër Turbinës që dekretoi trofeun kur dha përgjigjen për të gjithë kritikët dhe akuzuesit.

“Nëse unë do të isha ndalur me çdo qen që del në rrugë që ta gjuaja me gurë, nuk do të kisha mbërritur kurrë në destinacion. E dyta, jam Samuel Nikaj o budallenj. Nuk trembet arusha prej tupanëve”, ishte përgjigja e trajnerit ndaj akuzave.

SHIH VIDEON

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"