VIDEO/ “Jam mirë më jepni një biçikletë”, sportisti rikthehet në garë pas rënies së tmerrshme nga 15 metra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2022 | 16:01

VIDEO/ “Jam mirë më jepni një biçikletë”, sportisti rikthehet në garë pas rënies së tmerrshme nga 15 metra

Një moment paniku ndodhi në një garë me biçikleta, ku një prej pjesëmarrësve ra nga lartësia 15 metra. Matias Skejmose po pedalonte me shpejtësi, kur në momentin që do merrte kthesën, kaloi mbi murin ndarës dhe përfundoi poshtë.

pjimage (5)

Pavarësisht rënies së tmerrshme 21 vjeçari këmbënguli që të vazhdonte garën me të tjerët. “Jam në rregull, thjesht më jepni një biçikletë”, u shpreh ai.

Ajo që është më e pabesueshme ësthë se Matias u rikthye në garë dhe u rendit në 10 vendet e para.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"