VIDEO/ I zuri vendin e titullarit Manajt, sulmuesi senegalez shënon gol të çmendur nga mesfusha

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2022 | 22:12

VIDEO/ I zuri vendin e titullarit Manajt, sulmuesi senegalez shënon gol të çmendur nga mesfusha

Ismaila Sarr, rivali që i zuri vendin e titullarit Rei Manajt, te Uatfordi, i ka mrekulluar të gjithë me golin e realizuar mbrëmjen e sotme në ndeshjen e kampionatit ndaj Uest Bromuiçit.

SARR

Në minutën e 12-të, me një kryevepër nga mesfusha, sulmuesi 24-vjeçar e dërgoi topin në rrjetë, duke realizuar një gol me të vërtet të çmendur.

SUPERGOLI I FUTBOLLISTIT TË UATFORDIT

Për sa i përket Manajt, kjo është ndeshja e dytë në kampionat që shqiptari e nis nga stoli. Pjesa e parë e duelit mes Uest Broumiçit dhe Uatfordit përfundoi me shifrat e barabarta 1-1.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"