VIDEO/ Hysaj protagonist dhe si zëvendësues te Lacio, kapiteni i Kombëtares shqiptare asiston mesfushorin serb

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2022 | 15:14

VIDEO/ Hysaj protagonist dhe si zëvendësues te Lacio, kapiteni i Kombëtares shqiptare asiston mesfushorin serb

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, ishte protagonist në fitoren 4-0 që Lacio arriti kundër Specias, duke asistuar Milinkoviç-Saviç për golin e katërt të ekipit nga kryeqyteti i Italisë.

bandicam 2022-10-02 15-12-08-599

Mbrojtësi kuqezi hyri në minutën e 64’ të sfidës duke zëvendësuar Lazarin, me rezultatin që ishte 3-0 deri në ato momente.

Në një kombinim me Saviç, Hysaj i shërbeu një top mjaft të bukur mesfushorit serb, i cili i vetëm me portierin nuk mund të gabonte.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"