VIDEO/ Humels kapet “mat” nga kamerat, shikoni çfarë bën gjatë derbit të Ruhrit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2020 | 8:43

VIDEO/ Humels kapet “mat” nga kamerat, shikoni çfarë bën gjatë derbit të Ruhrit

Dortmundi mposhti ditën e djeshme Shalken, me rezultatin 4-0, në derbin e Ruhrit, ne sfidën që u dominua nga verdhezinjtë. Klubet u munduan të respektonin protokollin e masave antikoronavirus, por Mats Humels “është kapur mat” në një moment të ndeshjes.

humels
Mbrojtësi i verdhezinjve bëri një veprim të palejuar në bazë të protokollit, teksa në mënyrë të pavetëdijshme ka shfryrë hundët. Përtej dëshirës për të qenë korrekt me gjithçka, disa zakone të vjetra është e pamundur t’i zhdukësh menjëherë. Kameramanët kanë qenë shumë të kujdesshëm me ritkthimin e Bundesligës, për të fokusuar çdo detaj interesant, si ishte dhe ky rast i Humels. Për më tepër shikoni videon:

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"