VIDEO/ Historike! Prishtina bën “manita” dhe arrin në turin e parë eliminator në Europa League

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2018 | 20:58

VIDEO/ Historike! Prishtina bën “manita” dhe arrin në turin e parë eliminator në Europa League

Prishtina ka arritur një kualifikim historik në turin e parë eliminator të Europa League, teksa mundi në ndeshjen e dytë ekipin Europa nga Gjibraltari, me shifrat e thella 5-0. Ndeshja e parë ishte mbyllur në barazim 1-1.

36718720_10212892658818298_8030418890133602304_n-696x522

Golat për ekipin e Josës u shënuan dy herë nga Dallku, të dyja me penallti, Mankenda, Januzi si dhe Pefqeli. Pas këtij kualifikimi historik, Prishtina do të presë ekipin nga Luksemburgu, Fola, në turin e parë eliminator, në ndeshjen që do të luhet një javë më vonë, në datën 12 korrik.
Prishtina-Europa 5-0

GOL: Dallku pen. 9′, pen. 35′, Mankenda 13′, Januzi 59′, Pefqeli 86′

Prishtina: Bekaj, Arago, Dallku, Osmani, Haliti, Korenica, Mustafa, Ahmeti, Mankeda, Januzi, Khalid. Trajner: Mirel Josa.

Europa FC: Munoz, Toni, Belforti, Sançez, Toskano, Roldan, Moja, Jahaja, Ajeu, Uoker, Kareno.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"