VIDEO/ Hero për Verderin dhe feston me shqiponjë, dopieta e Rashicës i jep fitoren ekipit gjerman

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2019 | 20:00

VIDEO/ Hero për Verderin dhe feston me shqiponjë, dopieta e Rashicës i jep fitoren ekipit gjerman

Paraqitje fantastike e Milot Rashicës në ndeshjen e javës së 13-të në Bundesligë, që Verder Bremeni i tij fitoi në transfertë 2-3 ndaj Volfsburg.

rashica

Shqiptari që aktivizohet tek Kosova, zhbllokoi shifrat e takimit që në minutën e 13-të, ku shënoi me penallti, e më pas shkoi duke festuar edhe me shqiponjë.

Vendasit barazuan në minutën e 36-të me Ueghorst, por Bitenkurt shënoi vetëm 3 minuta më vonë për Verderin.

Ishte Uilliam ai që barazoi në minutën e 73-të për Volfsburgun, dhe takimi u duk sikur do përfundonte në barazim. Por, vetëm në minutën e 83-të, ishte sërish Milot Rashica që me të majtën shënoi golin e dytë personal, dhe i dha fitoren Verderit.

Me këtë fitore, ekipi i shqiptarit shkon në vendin e 12-të, në kuotën e 14 pikëve, ndërkohë që tashmë Rashica shkon në kuotën e 6 golave në Bundesligë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"