VIDEO/ Grushte mes njëri-tjetrit në miqësore, shikoni sherrin në ndeshjen Turbina-Dinamo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2020 | 17:24

VIDEO/ Grushte mes njëri-tjetrit në miqësore, shikoni sherrin në ndeshjen Turbina-Dinamo

Të shtunën pasdite në stadiumin e Cërrikut, ishte programuar të luhej miqësorja Turbina-Dinamo. Ky test u ndërpre në minutën e 10-të takimit kur rezultati ishte 0 me 0, për shkak të një përplasje mes stafeve të të dy skuadrave.

Sherri-miqesore-sherri-logo

Loja ka nisur plotë tension dhe ndërhyrje shumë të rënda, gjë që gjyqtari nga Elbasani është detyruar të nxjerrë kartonë për t’i frenuar.

Kulmi i sherrit ka qenë kur trajneri i portierëve të Dinamos, Mario Bytyçi është përplasur me mesfushorin e Turbinës, Albi Kolldashi, që ka sjellë më pas sherri, duke detyruar ndërprerjen e takimit. Një përplasje kjo e pakuptimtë, pasi bëhet fjalë vetëm për një ndeshje miqësore…

Në videon e mëposhtme mund të shikoni edhe pamjet nga sherri mes dy ekipeve:

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"