VIDEO/ Goli spektakolar i Krasniqit nuk mjafton, ekipi i futbollistëve shqiptarë pëson humbjen e tretë radhazi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 5, 2024 | 22:45

VIDEO/ Goli spektakolar i Krasniqit nuk mjafton, ekipi i futbollistëve shqiptarë pëson humbjen e tretë radhazi

Ermal Krasniqi shënoi gol në minutën e 16-të, por Rapid Bukureshti nuk ia doli ndaj Kluzhit duke regjistruar disfatën e tretë radhazi teksa u mposht me rezultatin 3-2.

krasniqi

Krasniqi e Albion Rrahmani startuan te Rapidi. Rrahmani e kompletoi ndeshjen kurse Krasniqi u zëvendësua në minutën e 80-të. Florent Hasani qëndroi në stol. 

Vlen të theksohet fakti se në minutën e 72-të, Rrahmani shpërodroi një penallti për t’i çuar shifrat në 3 me 3.

Ndërkohë te Kluzhi u aktivizua në minutat e fundit Arlind Ajeti që vjen pas dëmitim. Krasniqi ka gjashtë gola e tri asistime në 15 paraqitje për Rapidin. 

Skuadra e futbollistëve shqiptarë po kalon një moment të vështirë, me 7 humbje dhe 1 barazim në 8 ndeshjet e fundit.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"