VIDEO/ Goli i vitit i përket një portieri. Shënon me roveshatë në minutën e fundit shtesë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 7, 2023 | 22:22

VIDEO/ Goli i vitit i përket një portieri. Shënon me roveshatë në minutën e fundit shtesë

Të shënosh një gol me roveshatë nuk është aq e thjeshtë dhe të rrallë janë ata që dërgojnë topin në destinacion me gjestin teknik që është ndër më të vështirët. Ndaj ajo që ka bërë anglezi Fredi Tomer, është me të vërtetë për t’u veçuar, jo vetëm për faktin se i dha barazimin skuadrës së tij në shtesë.

asasas

Tomer në fakt është një portier i cili luan me Hong Kong Football Club në kampionatin e Hong Kongut. Qartësisht ka si profesion që të mbajë topin larg rrjetës, e jo të tentojë gjëra të tilla.

Por në ndeshjen ndaj Resources Capital FC, ai vendosi të dilte para në shtesën e sfidës për të tentuar një barazim, meqë ekipi i tij ishte në disavantazh. Ky ishte vendimi i duhur për Tomer, i cili ia doli të shënonte golin e barazimit në minutën e 6 shtesë me një roveshatë që do ia kishte zili edhe një sulmues.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"