VIDEO/ Goli i tretë radhazi, sulmuesi shqiptar bën bomberin në Bundesligën gjermane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 3, 2023 | 22:10

VIDEO/ Goli i tretë radhazi, sulmuesi shqiptar bën bomberin në Bundesligën gjermane

Sulmuesi me origjinë shqiptare, Mërgim Berisha, është duke kaluar një moment fantastik në karrierën e tij. 24-vjeçari aktivizohet me Augsburgun, në Bundesligën gjermane, teksa mbrëmjen e sotme gjeti golin e tretë radhazi në kampionat.

berisha

Berisha arriti të tundte rrjetën në minutën e 55-të, duke i dhënë avantazhin Augburgut ndaj Bajern Leverkusen. Pas një harkimi nga këndi, sulmuesi me origjinë shqiptare, që luan për kombëtaren gjermane, goditi saktë me kokë brenda zonës, duke çuar peshë zemrat e tifozëve vendas.

Ky ishte goli i gjashtë në 13 javë për Berishën, i cili ka regjistruar gjithashtu edhe 4 asiste. Sulmuesi është një nga lojtarët më të mirë të momentit te skuadra e Augsburgut, duke u shndërruar në një lider të sulmit.

GOLI I REALIZUAR NGA MËRGIM BERISHA: VIDEO

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"