VIDEO/ Goli i parë i Izraelit, Hemed: Nuk ishte rastësi, e planifikuam një natë para ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2018 | 10:10

VIDEO/ Goli i parë i Izraelit, Hemed: Nuk ishte rastësi, e planifikuam një natë para ndeshjes

Goli i parë i Izraelit në sfidën ndaj Shqipërisë i surprizoi të gjithë. Një top i gjatë i portieri Harush nga rivënia fundore, gjeti të papërgatitur mbrojtjet kuqezi, aty ku sulmuesi Hemed doli i vetëm përballë Strakoshës duke e dërguar topin në rrjetë. Të shumta kanë qenë diskutimet në mediat sportive, nëse ky gol ishte thjesht një rastësi, apo skemë e Izraelitëve.

Hemed

Sipas sulmuesit Hemed, kishim të bënim me një skemë. Ai tregon për një media izraelite, se kjo ide iu kishte lindur një natë para ndeshjes në dhomën e hotelit ku ishin grumbulluar, teksa autori ishte portieri Arush.

“Në grumbullim qëndrojmë në dhomë bashkë. Kur po diskutonim gjatë natës para ndeshjes, Ariel më tha që të isha gati, pasi do të provonte të më jepte një pasim që nga zona e vogël. Shfrytëzuam momentin dhe gjithçka shkoi mirë”, tregoi sulmuesi Hemed.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"