VIDEO/ Goditje e dyfishtë për Juventusin, Atalanta e mposht dhe e kalon në renditje. Ismajli gjen golin e parë në Serie A, ja rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2021 | 20:57

VIDEO/ Goditje e dyfishtë për Juventusin, Atalanta e mposht dhe e kalon në renditje. Ismajli gjen golin e parë në Serie A, ja rezultatet

Janë mbyllur 3 ndeshjet e Serisë A, të vlefshme për javën e 31. Juventusi nuk ia del dot ndaj Atalantës, teksa këta të fundit kanë triumfuar me rezultatin 1-0.

GJIMSHITI MALINOVSKI

Ishte Malinovksi, i cili me golin e tij në minutën e 87, i dha fitoren zikaltërve, e cila i ngjit ata në vendin e tretë me 64 pikë, 2 më shumë se Juventusi i vendit të katërt.

Fitore ka korrur edhe Lacio, që mposhti me rezultatin 5-3 Beneventon, në një ndeshje me ët vërtetë spektakolare dhe të luftuar nga fillimi deri në fund. Bolonja ka triumfuar 4-1 ndaj Specias, ku golin e vetëm të këtyre të fundit e shënoi mbrojtësi i Kombëtares, Ardian Ismajli.

REZULTATET: 

ATALANTA 1-0 JUVENTUS

Malinovski 87′

LACIO 5-3 BENEVENTO

Depaoli 10 (aut), Imobile 20′, Korrea 36′, Montipo 48′ (aut)/ Sau 45′, Viola 63′, Glimk 85′



 BOLONJA 4-1 SPECIA

Orsolini 12′, Barrou 18′, Svanberg 54′, 60/ Ismajli 34′

FORMACIONET ZYRTARE –

ATALANTA – (3-4-1-2): Golini; Toloi, Palomino, Gjimshiti; Mahle, De Ron, Froiler, Gosens; Pesina; Muriel, Zapata. Trajner: Xhanpiero Gasperini.

JUVENTUS – (4-4-2): Shezni; Kuadrado, De Ligt, Kielini, Aleks Sandro; MekKeni, Bentakur, Rabio, Kieza; Dibala, Morata. Trajner: Andrea Pirlo.

 

LACIO – (3-5-2): Reina; Maruziç, Açerbi, Radu; Lazari, Milinkoviç-Saviç, Lukas Leiva, Luis Alberto, Fares; Korrea, Imobile. Trajner: Simone Inzagi.

BENEVENTO – (3-4-2-1): Montipo; Depaoli, Glik, Barba; Leticia, Improta, Skiatarela, Jonita; R. Insinje, Sau; Gaish. Trajner: Filipo Inzagi.

 

BOLONJA – (4-2-3-1): Skorupski; De Silvestri, Danilo, Sumaoro, Dajks; Shuten, Svanberg; Orsolini, Soriano, Barrou; Palasio. Trajner: Sinisha Mihajloviç.

SPECIA – (4-3-3): Provedel; Vinjali, Erliç, Ismajli, S. Bastoni; Maxhore, Riçi, Leo Sena; Verde, Giazi, Nzola. Trajner: Vinçenco Italiano.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"