VIDEO/ Gjyqtari bëhet gazi i botës, harron kartonët në dhomat e zhveshjes. Shikoni momentin qesharak që po bën xhiron e rrjetit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2021 | 19:28

VIDEO/ Gjyqtari bëhet gazi i botës, harron kartonët në dhomat e zhveshjes. Shikoni momentin qesharak që po bën xhiron e rrjetit

Ditën e djeshme, teksa luhej ndeshja ndërmjet Tërsharkos dhe CSKA së Sofies për kampionatin bullgar të futbollit ndodhi një episod qesharak me protagonist arbitrin kryesorë të ndeshjes.

kartoni

Pas një faulli në minutën e 61-të të takimit gjyqtari në përpjekje për të ndëshkuar lojtarin vendas me karton të verdhë e kuptoj që i kishte harruar kartonët në dhomat e zhveshjes.

Bullgari u nis drejt dhomave të zhveshjes dhe mori kartonin e munguar nga asistenti i tij, për të ndëshkuar më pas futbollistin e Tërsharkos.

Episodi shkaktoi të qeshura ku nuk munguan dhe komentet se si një gjyqtarë në një kampionat serioz mund të ishte aq i papërgjegjshëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"