VIDEO/ Gjermania bën “poker”, Holandën e shpëton penalltia e humbur. Ja rezultatet e mbrëmjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2019 | 22:39

VIDEO/ Gjermania bën “poker”, Holandën e shpëton penalltia e humbur. Ja rezultatet e mbrëmjes

U luajtën mbrëmjen e sotme, pesë sfida të vlefshme për fushatën elimintaore për kualifikueset e Europianit 2020.

uefa euro 2020

Gjermania fitoi pastër në shtëpi, me shifrat 4-0 ndaj Bjellorusisë. Në takimin e zhvilluar në qytetin e Mynshengladbahut, “pancerat” dominuan takimin, ku golat u shënuan nga Ginter, Gorecka, dhe dopieta e Toni Kros.

Po në grupin C, Holanda u ndal në një barazim pa gola në transfertë ndaj Irlandës së Veriut. “Tulipanët” shpëtuan paq, pasi ishin irlandezo-veriorët që në minutën e 32-të, humbën një penallti me Dejvis. Tashmë, në këtë grup Gjermania kryeson e vetme me 18 pikë, ndërsa Holanda e dyta me 16 pikë. Mbetet në vendin e tretë me 13 pikë Irlandae Veriut.

Në takimet e tjera, Kroacia mundi pastër 3-1 Sllovakinë, ndërsa Polonia mposhti 1-2 Izraelin me golat e Kriçoviak dhe Piontek. Më poshtë, rezultatet e plota.

 

REZULTATET LIVE

FT | Gjermani-Bjellorusi 4-0

GOL: Ginter 41′, Gorecka 49′, Kros 55′, 83′ / 

FT | Irlandë e Veriut-Holandë 0-0

FT| Kroaci-Sllovaki 3-1

GOL: Vlasiç 56′, Petkoviç 60′, Perisiç 74′ / Bozenik 32′

 

FT | Izrael-Poloni 0-2

GOL:  Dabur 88′ / Kriçoviak 4′, Piontek 54′

FT | Austri-Maqedoni e Veriut 2-0

GOL: Alaba 7′, Lainer 48′ / Stojanovski 93′

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"