VIDEO/ Gara për një vend në Kategorinë e Dytë, Albpetroli triumfon në “Play-off” ndaj kryeqytetasve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 6, 2024 | 18:00

VIDEO/ Gara për një vend në Kategorinë e Dytë, Albpetroli triumfon në “Play-off” ndaj kryeqytetasve

Albpetrol ka triumfuar me rezultatin minimal 0-1 përballë Eagles, ndeshje e vlefshme për raundin e “Play-off”-it të Kategorisë së tretë.

kategoria-e-trete

Në këtë mënyrë patosarakët hedhin një hap të rëndësishëm drejtë sigurimit të ngjitjes në Kategorinë e dytë, edhe pse asgjë nuk ka mbaruar akoma. Ndeshja u vendos nga një gol i Xhoxhajt me kokë që në minutën e gjashtë të sfidës. Kryeqytetasit provuan shumë për të kthyer baraspeshën por nuk mundën dot, duke u mundur dhe vazhduar në këtë mënyrë të luajnë në Kategorinë e tretë edhe sezonin e ardhshëm.

Tani më Albpetrol, do të ndeshet me humbësin e çiftit të “Play-out”-it të Kategorisë së Dytë midis Albanëve dhe Maliqit.

REZULTATI LIVE | EAGLE FUTBALL-ALBPETROL 0-1

6′ Xhoxhaj

GOLI I XHOXHAJ 0-1 (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE

EAGLE FOOTBALL: Sharki, Jihmoh, Menaj, Cibuku, Prenci, Mazi, Peter, Niangulia, Dahiru, Punavija

ALBPETROL: Cako, Xoxhaj, Shosha, Gropa, Kardhashi, Hyska, Asimetaj, Allaj, Kumanaku, Mandia, Mehmeti

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"