VIDEO/ Gafë e pabesueshme, portieri i Shkëndijës i fal një gol kundërshtarëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2019 | 14:18

VIDEO/ Gafë e pabesueshme, portieri i Shkëndijës i fal një gol kundërshtarëve

Janë duke u luajtur në këto momente ndeshjet e Kupës në Maqedoninë e Veriut. Shkëndija e Tetovës, po përballet me Rabotniçkin.

GAFA

Ekipi i Ernest Gjokës, kaloi në avantazh në minutën e 8-të me golin e Xhunior. Por portieri i Shkëndijës ka bërë një gafë të pabesueshme dhe Rabotniçki barazoi me anë të Stojkov, në minutën e 33-të

Gardiani i tetovarëve, Zahov ka mbajtur më shumë se sa duhet topin në këmbë duke hezituar të pasoi.

Ai është munduar të bëjë një driblim të panevojshëm, por ka humbur topin në zonë, pasi u ngatërrua me këmbët e veta.

Gafa e portierit Zahov on Vidnews.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"