VIDEO/ Futbollisti i Liverpulit realizon gol spektakolar në Kupën e Afrikës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2022 | 18:30

VIDEO/ Futbollisti i Liverpulit realizon gol spektakolar në Kupën e Afrikës

Mesfushori i Liverpulit, Nabi Keita, ka rrëmbyer skenën në Kupën e Afrikës, duke i mrekulluar të gjithë me golin fantastik të realizuar në përballjen ndaj Zimbabves.

Keita

Në minutën e 49-të, Keita, lëviz bukur mes 2 kundërshtarëve, teksa në hyrje të zonës, me një të majtë të kalibruar e dërgoi topin në trekëndëshin e portës, duke mos i dhënë asnjë shans portierit kundërshtar.

Keta është padyshim ylli i kombëtares së Guinesë, që në përballjen e sotme, u surprizua nga Zimbabve. Këta të fundit udhëhoqën me rezultatin 2-0 në pjesën e parë. Teksa goli i yllit të Liverpulit rihapi përkohësisht sfidën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"