VIDEO/ Futbollisti i Ajaksit tallet keq me kundërshtarin, shikoni çfarë bën pas faullit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2020 | 23:58

VIDEO/ Futbollisti i Ajaksit tallet keq me kundërshtarin, shikoni çfarë bën pas faullit

Ish-futbollisti i Liverpulit Rajan Babel protestoi në një nga mënyrat më të çuditshme në historinë e futbollit gjatë ndeshjes së sotme që skuadra e tij Ajaksi humbi me rezultatin 2-0 ndaj Getafes në Ligën e Europës.

NINTCHDBPICT000564614710-e1582234140245

Duke parë se lojtarët e skuadrës rrëzoheshin lehtë në fushë në çdo dyluftim me holandezët, Babel vendosi të tallej me futbollistin kundërshtar Alan Niom pasi ky i fundit u shtri në fushë pas një dyluftimi me Babelin.

I acaruar për akordimin e faullit në favor të Getafes dhe sjelljes së rivalëve, Babel filloi të tallej me Niomin duke imituar sikur ishte dëmtuar. Arbitri akordoi kartonin e verdhë për sjelljen e futbollistit holandez.

Ndryshe nga sezoni i kaluar ku spikatën në Ligën e Kampioneve, këtë sezon Ajaksi jo vetëm që dështoi të qëndronte në Ligën e Kampioneve, por rrezikon të eliminohet edhe nga Liga e Europës pas humbjes së sotme kundër Getafes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"