VIDEO/ Fitorja me përmbysje e Kukësit nuk mjafton, Teuta kalon në gjysmëfinalet e Kupës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 15, 2023 | 0:28

VIDEO/ Fitorja me përmbysje e Kukësit nuk mjafton, Teuta kalon në gjysmëfinalet e Kupës

Teuta ka siguruar biletën për në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, edhe pse është mundur 2-1 nga Kukësi në ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve.

Collage Maker-14-Mar-2023-12-24-PM-2632

Fitorja 2-0 në ndeshjen e parë ia bënte më të thjeshtë durrsakëve rrugëtimin dhe ata siguruan një avantazh të rëndësishëm për të menaxhuar kur gjetën golin e avantazhit me Grudën në pjesën e parë të ndeshjes.

Por në fillimin e fraksionit të dytë të lojës, Kukësi barazoi dhe tentoi të rihapte duelin, edhe pse mbeti me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Sh. Taipit. Vendasit kaluan në avantazh me penalltinë e Gj. Taipit në minuta e fundit, por nuk ia dolën të gjenin golin që do të barazvlerësonte kualifikimin.

Ndaj me vërshëllimën përfundimtare nisi festa e durrsakëve, të cilët bënë një hap të rëndësishëm për të siguruar pjesëmarrjen në Europë në sezonin e ardhshëm nëpërmjet këtij turneu.

KUKËSI 2-1 TEUTA
49′ Rashiti, 85′ (p) Gj. Taipi / 29′ Gruda

NGJARJET KRYESORE

90’+5’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-1 të Kukësit, por me kualifikimin e Teutës.

90’+3’ Barboza rrëzohet në zonë pas një kontakti me Markun, gjyqtari Xhaja lë që loja të vazhdojë pavarësisht pretendimeve të vendasve.

90’+1’ Përplasje në fushë mes Dacit dhe Delimexhac, gjyqtari i ndëshkon të dy me karton të verdhë.

90’ Jepen 5 minuta shtesë.

89’ Qirko ndëshkohet me karton të verdhë për vonesa.

88’ Zëvendësim i dyfishtë te Teuta me Kallakun e Grudën të cilët lënë fushën për t’i bërë vend Çyrbjes dhe Dacit.

87’ Sula ndëshkohet me karton të verdhë për një faull në mesfushë.

85’ GOOOL KUKËSI! Shënon Gj. Taipi me penallti.

83’ Penallti për Kukësin, Ndreca tenton të hyjë në zonë dhe Jazxhi prek sferën me dorë. Xhaja lë lojën të vazhdojë por pas 2 minutash thirret nga VAR për të parë pamjet, ai kontrollon ekranin dhe bën shenjë nga pika e bardhë.

79’ Harkim në zonë nga e majta i Gj. Taipit që shkon në shtyllën e dytë, Qirko devijon dhe mban sferën jashtë portës së tij.

76’ Tjetër zëvendësim te vendasit me Berishën i cili hyn në fushë në vend të Rashitit.

75’ Në zhvillimin e goditjes nga këndi, topi shkon te Gruda i cili gjuan me shpejtësi, por sfera kalon pak mbi traversë.

74’ Beqja gjuan nga distanca duke vënë në vështirësi Tafas, i cili devijon topin në këndore.

73’ Basha dhe Abdou i lënë vendin Delimexhac dhe Sulës në radhët e Kukësit.

72’ Pak çaste më vonë është edhe Barboza i cili provon me një gjuajtje të fortë, pa shqetësuar Qirkon.

71’ Gj. Taipi gjuan fluturimthi nga jashtë zonës, duke çuar sferën jashtë.

70’ Sh. Taipi ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë pas një faulli dhe del me të kuq, duke lënë me 10 futbollistë skuadrën vendase.

67’ Karabeci merr vendin e L. Vilës në radhët e Teutës në minutat e mbetura të ndeshjes.

66’ Gruda lëshon një gjuajtje të rrufeshme nga e djathta në zonë, topi nuk përfundon në kartërkëndorin e Tafas.

65’ Barboza në të djathtën ia del të rrotullohet dhe të nisë sferën drejt Rashitit, Beqja spastron zonën.

61’ Dragoshi dhe Xhonson i lënë vendin Peposhit dhe Gabriel Barbozës.

57’ Një pasim i gabuar mbrapa i Ndrecës jep mundësinë Grudës të niset drejt portës, por Tafas e ndal me një ndërhyrje me këmbë.

55’ Abdou lëshon një tjetër gjuajtje të fortë nga distanca, Qirko kontrollon në dy kohë.

54’ L. Vila ndëshkohet me karton të verdhë për një faull në sulm.

49’ GOOOL KUKËSI! Një harkim nga e djathta gjen Xhonson, gjuajtja e të cilit kthehet nga Qirko, por pastaj vjen Rashiti i cili gjuan dhe dërgon sferën në rrjetë.

47’ Qarkullim i gjatë i topit nga verilindorët që mundohen të gjejnë hapësirën për të rrezikuar por durrsakët nuk lënë hapësira.

46’ Nis pjesa e dytë e sfidës pa zëvendësime në radhët e dy ekipeve.

45’+3’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e Teutës.

45’+3’ Ndreca del i vetëm para portës, por nuk ia del të shmangë Qirkon i cili bllokon gjuajtjen e tij.

45’+1’ Pas një goditje këndi, Bytyçi devijon drejt portës, ku gjen Qirkon e vëmendshëm i cili shpëton katërkëndorin nga goli.

45’ Jepen 3 minuta shtesë.

39’ Qirko largon një harkim në zonë por sfera përfundon te Ndreca. Tentativa e këtij të fundit drejt portës largohet me kokë nga Jazxhi.

35’ Xhonson fiton topin në krahun e majtë të sulmit, Gj. Taipi dhe Ndreca ngatërrohen para portës dhe nuk ia dalin të gjuajë, me Kuros i cili largon sferën.

31’ Predhë nga distanca e Ndrecës, Qirko devijon sferën duke e mbajtur jashtë katërkëndorit të tij.

29’ GOOOL TEUTA! Pas një goditje nga këndi të Kukësit, Teuta nis një kundërsulm të shpejtë me një top të gjatë për Grudën i cili shfaqet para Tafas dhe nuk gabon. 0-1.

26’ Kallaku tenton portën direkt nga goditja e këndit, gjen vetëm rrjetën e jashtme të portës së Tafas,

20’ Kombinim i shpejtë i Kallakut me Grudën në të djathtën. Ky i fundit pason në qendër por aty del Tafas i cili kontrollon topin.

17’ Aksion i jashtëzakonshëm i Gj. Taipit nga e majta. Ai hyn në zonë dhe pasi kalon dy lojtarë gjuan drejt portës, por sheh sferën të përfundojë jashtë.

13’ Goditje këndi për Teutën, Kallaku harkon për Jazxhi i cili gjuan me kokë por Tafas ndërhyn dhe devijon topin jashtë duke shpëtuar portën e tij.

12’ Sh. Taipi ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje ndaj Beqjas në mesfushë.

9’ Rashiti merr topin në zonë, por rrëshqet dhe nuk ia del të gjuajë në portë.

7’ Abdou tenton portën me një gjuajtje nga distanca, sfera devijohet dhe përfundon qetësisht në duart e Qirkos.

3’ Ndërhyrje e Bytyçit ndaj E. Vilës. Situata tensionohet dhe ka një përplasje mes lojtarëve të të dy skuadrave. Xhaja i tregon kartonin e verdhë Bytyçit dhe Markut i cili reagoi.

1’ Nis dueli!

FORMACIONET ZYRTARE

KUKËSI: Tafas, Dragoshi, Bytyçi, Ebert, Ndreca, Sh. Taipi, Abdou, Basha, Gj. Taipi, Johnson, Rashiti

Trajner: Rr. Hallaçi

TEUTA: Qirko, Marku, Jazxhi, Kotobelli, Kouros, Gjinollari, E.Vila, Beqja, Kallaku, Gruda, L.Vila

Trajner: E. Martini

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"