VIDEO/ Fitore me “poker” në kampionat, Qazim Laçi bën protagonistin te Sparta e Pragës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 5, 2024 | 22:11

VIDEO/ Fitore me “poker” në kampionat, Qazim Laçi bën protagonistin te Sparta e Pragës

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Qazim Laçi, ishte protagonist në triumfin 2-4 që skuadra e tij Sparta e Pragës arriti në transfertë ndaj Slovackos.  

bandicam 2024-05-05 22-09-39-837

28-vjeçari u hodh në fushë në minutën e 61-të, teksa vetëm 120 sekonda i mjaftuan për të dhënë asistin e golit të tretë të shënuar nga Haraslin.  

Ky ishte asisti i shtatë në kampionat për Laçin, që ka bërë një sezon pozitiv me kryesuesit e Spartës së Pragës. Në këtë duel pati minuta edhe për Indrit Tucin, që u fut në fushë në minutën e 82-të.  

ASISTI I LAÇIT: VIDEO 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"