VIDEO/ Fitore me përmbysje, Gjimshiti i sjell fat Atalantës në “derbin” ndaj Dermakut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 28, 2020 | 21:52

VIDEO/ Fitore me përmbysje, Gjimshiti i sjell fat Atalantës në “derbin” ndaj Dermakut

Atalanta ka triumfuar me përmbysje 1-2 ndaj Parmës në sfidën e vlefshme për javën e parafundit të Serisë A.  Në fushë në këtë përballje ishin edhe 2 mbrojtësit e Kombëtares, Kastriot Dermaku dhe Berat Gjimshiti, ky i dyti e nisi nga pankina ndeshjen, teksa u aktivizua me fillimin e pjesës së dytë.

atalanta

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 1-0 për Parmën, ndërkohë në fragmentin e dytë të lojës bergameskët përmbysën me Malinovskin dhe Papu Gomez. Me këtë triumf zikaltërit u ngjitën në kuotën e 78 pikëve. Një rekord pikësh ky për skuadrën e Gasperinit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"