VIDEO/ Feston dhe humbet medaljen, kapiteni i Sëlltikut bëhet ‘hit’ në rrjetet sociale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2019 | 20:27

VIDEO/ Feston dhe humbet medaljen, kapiteni i Sëlltikut bëhet ‘hit’ në rrjetet sociale

Kapiteni i Sëlltikut Skot Braun nuk ka mundur ta shijojë plotësisht triumfin ndaj armiqve të urryer të Glasgou Rejnxhërsit në finalen e Kupës së Ligës së Skocisë 0-1.

Kapiteni i Selltikut Braun

10 sekonda pasi mori medaljen e fituesit, 34-vjeçari kërkon shpërblimin e suksesit të ekipit të tij teksa medalja e artë shkëputet dhe humbet në këmbët e futbollistëve.

Braun përpiqet më kot ta gjejë medaljen e tij dhe largohet me pjesën tjetër të ekipit në fushë të festojë triumfin. Momenti është regjistruar dhe është përhapur në rrjetet sociale, ku nuk kanë munguar as shakatë e ndjekësve të medias online.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"