VIDEO / Falkao bën diferencën, Rajo e Balliut i jep shuplakën e radhës Barcelonës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2021 | 20:41


VIDEO / Falkao bën diferencën, Rajo e Balliut i jep shuplakën e radhës Barcelonës

Rajo Vajekano ka bërë surprizën e radhës në Spanjë, duke mundur me shifrat 1-0 ekipin e Barcelonës, për t’i dhënë një tjetër shuplakë skuadrës së Ronald Kuman pas humbjes në “El Clasico”. Kjo shihej si ndeshja perfektë që katalanasit të bënin kthesën, por përballë ekipit të vogël madrilen, janë mundur përsëri duke mbetur edhe më larg kreut të renditjes.falakao pike

Vendasit ku si gjithmonë luante titullar Ivan Balliu ishin më kërkues në lojë dhe e gjetën golin në minutën e 30 me Radamel Falkao. ‘Tigri’, pasi mori një pasim brenda zonës, shmangu Piken dhe shënoi një gol shumë të bukur me të majtën.

Barcelona u përpoq të reagonte dhe u hodh e gjitha në sulm. Shansin më të mirë për të barazuar e patën në minutën e 72 ku fituan një penallti. Depai  e mori përsipër, por goditja e tij u prit nga portieri Dimitrievski.

Vajekano deri më tani kanë qenë surpriza e sezonit dhe me këtë rezultat ngjitet në vendin e pestë me 19 pikë të grumbulluara. Barcelona ende vazhdon të ‘notojë’ në ujëra të turbullta. Pas disfatës me Realin në fundjavë, katalanasit përsëri nuk arrijnë të gjejnë fitoren dhe ngelën me 15 pikë në klasifikim.

RAJO VAJEKANO-BARCELONA 1-0
30’ Falkao