VIDEO/ Episode të çmendura dhune, sfida e Ligës së Konferencës nuk starton për shkak të trazirave me tifozët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2022 | 19:42

VIDEO/ Episode të çmendura dhune, sfida e Ligës së Konferencës nuk starton për shkak të trazirave me tifozët

Sfida e Ligës së Konferencës mes Nisës dhe Këlnit nuk startoi në orarin e përcaktuar për shkak të disa episodeve të paprecedente të dhunës.

6544

Ultrasit u përplasën me njëri-tjetrin duke përdorur sende të ndryshme dhe flakadanë.

Në trazirë u përfshinë dhe personeli përgjegjës për sigurinë e stadiumit, me pamjet që janë bërë virale në rrjetet sociale.

Sfida më pas nisi në orën 19:40


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"