VIDEO/ Emocione deri në sekondën e fundit, Erzeni mund Egnatian në ndeshjen ku ndodhi gjithçka

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 11, 2023 | 0:16

VIDEO/ Emocione deri në sekondën e fundit, Erzeni mund Egnatian në ndeshjen ku ndodhi gjithçka

Erzeni ka mundur 2-1 Egnatian në një ndeshje shumë emocionuese që ka parë skuadrat të luftojnë deri në sekondën e fundit. Një sukses i rëndësishëm për shijakasit që bashkon edhe një herë këtë skuadër me zonën e Europës, teksa frenon disi pretendimet e rrogozhinasve.

nmd ndd

Rrogozhinasit ishin më kërkues në fillimin e sfidës, por nuk ia dolën që të shënonin, teksa ishin vendasit që kthyen rrjedhën e ndeshjes në pak minuta, Fillimisht ishte Kahrimanoviç i cili shënoi me penallti e më pas Nonato mposhti Sherrin pas në pasigurie të portierit. Megjithatë, Duamena hapi gjithçka me golin e tij në fundin e pjesës së parë.

Kjo bëri që ekipi i Tetovës të sulmonte pa fund, duke humbur raste të pastra para Xhikës me Duamenën, i ndalur nga portieri, por edhe nga shtylla. Nga ana tjetër, vendasit shpërdoruan kundërsulme të rëndësishme për të mbyllur ndeshjen, gjë që mbajti lojën të hapur deri në sekondat e fundit të shtesës. Por në fund Erzeni ia doli të mbronte avantazhin dhe mori tre pikë të rëndësishme për vijimësinë.

ERZENI 2-1 EGNATIA
33′ (p) Kahrimanoviç, 38′ Nonato / 45’+4′ Duamena

NGJARJET KRYESORE

90’+11’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-1 të Erzenit.

90’+9’ Kiqina ndëshkohet me karton të verdhë për faull në mesfushë, tensionohet ndeshja dhe ndëshkohen edhe Kahrimanoviç me Sherrin.

90’+7’ Ademi ka hapësirë për të sulmuar në të djathtë, gjuan krejtësisht gabim në vend që të pasonte për Nonaton e vetëm në qendër.

90’+6’ Osmanllari lëshon një gjuajtje të fortë nga rreth 35 metra, Sherri kontrollon në dy kohë.

90’+6’ Memolla harkon nga e majta në zonë, Agbekpornu me kokë gjuan por gjen Xhikën në pozicion.

90’+4’ Kiqina merr vendin e Alan te Erzeni.

90’+1’ Paulauskas rrëzohet në zonë, por për gjyqtarin nuk ka asgjë.

90’ Jepen 8 minuta shtesë.

90’ Shfaqet në anën tjetër Nonato, i cili gjen përgjigjen e Sherrit.

89’ Duamena edhe një herë shfaqet para Xhikës, topi ndalet nga portieri i shijakasve.

88’ Shtylla shpëton Erzenin. Pas një goditje këndi, është Duamena i cili gjuan dhe gjen shtyllën që kthen topin në lojë.

84’ Duamena shënon pas një gjuajtje të Kasës e cila kthehet nga Xhika. Por sulmuesi sinjalizohet në pozicion jashtë loje.

83’ Egnatia ka kontrollin e lojës, teksa po mundohet të gjejë barazimin, ndërsa Erzeni e pret në gjysmëfushën e tij, për të thumbuar me kundërsulme.

80’ Paulauskas ndëshkohet me karton të verdhë pasi kryen faull në një duel ajror me Peposhin.

77’ Gjuajtje e fortë e Duamena brenda zonës, Xhika i përgjigjet duke shmangur golin e barazimit

76’ Xhekson merr vendin e Fernando në fushën e lojës për Egnatian.

76’ Nuk vlen goli, pas 5 minutash pritje merret vendimi që bën të pavlefshëm golin e Nonatos.

71’ Nonato niset në një kundërsulm të shpejtë, kalon edhe Sherrin dhe çon topin në rrjetë. Por ai sinjalizohet në pozicion jashtë loje dhe gjyqtar pret përgjigjen e VAR-it për të mësuar nëse lojtari ishte apo jo po pozicion të rregullt.

70’ Kapllani lë fushën e lojës i dëmtuar, Vitor Leao merr vendin e tij te Erzeni.

66’ Goditje e fortë e Zejnullait me të djathtën në pozicion ballor, topi nuk gjen portën e Xhikës.

66’ Malota lë fushën e lojës te Egnatia, në vend të tij aktivizohet Emsis.

63’ Kasa gjuan nga distanca, Xhika kontrollon në dy kohë duke dalë me topin jashtë.

62’ Ademi shpërthen në të majtën dhe është i vetëm por pasimi i tij për Nonaton në krahun tjetër, ndalet nga Atanda i cili shmang një gol thuajse të sigurt.

50’ Në goditjen nga këndi, Kapllani rrëzohet në zonë pas një mbajtje të Kasës. Gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë.

58’ Kahrimanoviç i afrohet një tjetër goli, këtë herë me goditje dënimi, por Sherri devijon në këndore.

52’ Aksion i gjatë i Egnatias me Duamenën i cili ul topin për Fernandon, por ky i fundit bllokohet. Më pas është Kasa i cili nuk ia del të harkojë nga një pozicion i favorshëm në të djathtën.

49’ Diagonale e shpejtë për Nonaton në zonë, sulmuesi nuk kontrollon sicc duhet dhe Sherri bën të tijën sferën pa vështirësi.

46’ Pjesa e dytë nis me zëvendësim të trefishtë te Egnatia. Fangaj, Musta dhe Mëllugja largohen nga fusha e lojës duke i bërë vend Paulauskas, Memollës dhe Agbekpornu.

45’+6′ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 2-1 të Erzenit. 

45’+5’ Karton i verdhë për Mëllugjën i cili ndal një kundërsulm të skuadrës vendase.

45’+4’ GOOOL EGNATIA! Shënon Duamena pas një goditje këndi.

45’+3’ Pretendime për penallti të Egnatias pas një prekje topi me dorë në zonë pas një goditje këndi, gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë.

45’+3’ Mehmeti i lë vendin në fushën e lojës Kovaçit për arsye dëmtimi.

45’+1’ Nonato nis një kundërsulm të shpejtë në krahun e djathtë, gjuajtja e tij devijohet jashtë katërkëndorit.

45’ Jepen 6 minuta shtesë.

41’ Mundësi e mirë e Egnatias për të shënuar me një aksion të Fangajt nga e djathta, harkimi i tij nuk devijohet as nga Duamena dhe as Xhika ndërsa mbrojtja me vështirësi largon topin.

38’ GOOOL ERZENI! Goditje dënimi e Alan që devijohet dhe nuk kontrollohet mirë nga Sherri, Nonato vjen me shpejtësi dhe dyfishon shifrat.

33’ GOOOL ERZENI! Kahrimanoviç shënon nga pika e bardhë e penalltisë.

30’-31’ Pas 3 minutash, ai shkon të shohë pamjet vetë në monitor dhe akordon penallti. Karton i verdhë për Zejnullain.

27’-30′ Protesta të shijakasve, teksa ka një ndërhyrje të Zejnullait ndaj Ademit në zonë. Gjyqtari lë lojën të vazhdojë mes protestave të shijakasve. Ai sinjalizohet më pas nga VAR dhe pret vendimin në fushë, duke mos shkuar të shohë ekranin vetë.

25’ Top në thellësi për Duamena, Xhika del dhe kontrollon para sulmuesit të skuadrës rrogozhinase.

23’ Kasa ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli në mesfushë ndaj Nonatos.

20’ Një rrebesh i dendur shiu bën të vështirë vijimin normal të lojës në këto minuta.

16’ Një top në thellësi nga e djathta thuajse gjen Lilën në shtyllën e dytë, por ky i fundit nuk ia del që të devijojë para portës kundërshtare.

10’ Harkim nga e majta në zonën e Erzenit, topi devijohet dhe shkon në duart e Xhikës.

5’ Aksion i rrufeshëm i Erzenit me Nonaton i cili provon të gjuajë, por gjen ndërhyrjen e një mbrojtësi që largon topin në këndore.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

Erzeni: Xhika, Iljazi, Kriviçiç, Peposhi, Osmanllari, Mehmeti, Kahrimanoviç, Alan, Ademi, Kapllani, Nonato.
Trajner: Xh. Kapllani

Egnatia: Sherri, Fangaj, Malota, Atanda, Musta, Mëllugja, Fernando, Zejnullai, Lilaj, Kasa, Duamena.
Trajner: Edlir Tetova

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"