VIDEO / Egnatia rikthehet ne fushë, dy risi te rrogozhinasit në stërvitjen e parë të vitit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 3, 2022 | 16:51

VIDEO / Egnatia rikthehet ne fushë, dy risi te rrogozhinasit në stërvitjen e parë të vitit

Skuadra e Egnatias është kthyer sot në fushën e lojës, duke nisur përgatitjet për pjesën e dytë të sezonit, Rrogozhinasit janë vënë nën urdhrat e trajnerit Zekirija Ramadani, i cili ka pasur në dispozicion emrat që mbyllën pjesën e parë të këtij edicioni dhe dy risi të tjera.

egnatia

Klubit i është bashkuar një njohje e vjetër, portieri Klevis Hasanbelli, i cili ka qenë pjesë e rrogozhinasve edhe në sezonin e kaluar dhe tani do të jetë një alternativë për Pujën në katërkëndorin e tyre. Gjithashtu, me skuadrën është bashkuar edh mesfushori Ildian Shyti.

Gjithsesi, në klub presin përforcime të tjera, duke llogaritur largimet e emrave si Çyrbja, Valport e Djuriç. Pritet që shumë shpejt të bëhen afrime të tjera për të plotësuar grupin në dispozicion të Ramadanit.


ALDO BUZI – PANORAMASPORT.AL  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"