VIDEO/ Efekti Murinjo, shikoni çfarë bën djaloshi që shoqëron Hysajn

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2018 | 21:37

VIDEO/ Efekti Murinjo, shikoni çfarë bën djaloshi që shoqëron Hysajn

Festa e Zhoze Murinjos pas triumfit ndaj Juventusit në Torino, bëri një bujë të madhe dhe u komentua gjatë në mediat sportive dhe jo vetëm.

Hysaj Xhenoa

Portugezi vendosi dorën në vesh në përfundim të ndeshjes dhe iu drejtua tifozëve bardhezinj në shenjë ironie për heshtjen e tyre pas humbjes. Për ta risjellë këtë skenë, ka menduar një djalosh që po shoqëronte Elseid Hysan në ndeshjen mes Xhenoas dhe Napolit.

Ai u kap nga kamera para startit të takimit duke vendosur dorën në vesh dhe duke imituar xhestin e Murinjos. Ky moment u shpërnda menjëherë në rrjetet sociale. Efekti Murinjo bën të vetën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"