VIDEO/ E nxorën jashtë klubit të natës, shefi i sigurisë sqaron incidentin që ndodhi me Halandin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2020 | 22:29

VIDEO/ E nxorën jashtë klubit të natës, shefi i sigurisë sqaron incidentin që ndodhi me Halandin

Bëri bujë të madhe në media nxjerrja nga një klub nate në Norvegji e sulmuesit të Borusia Dortmundit  Erling Haland. Rojet e sigurisë shihen teksa e nxjerrin jashtë yllin norvegjez, ku në fillim u aludua edhe se sulmuesi ishte i dehur.

haland

Por për këtë ngjarje ka vendosur të flasë shefi i sigurisë së klubit të natës ku ndodhi ngjarja. Kristofer Naesheim hodhi poshtë zërat se Haland ishte i dehur në ato momente, dhe sqaroi se pse sulmuesi norvegjez u nxorr jashtë klubit të natës. Në një intervistë për ‘BILD” Naesheim tha: “Haland nuk ishte i dehur. Ai ishte shumë bashkëpunues dhe mirëkuptues për situatën pasi bëmë një bisedë jashtë.

Për shkak të situatës nga Koronavirusi, personeli ishte i shqetësuar nga turma që filloi të mblidhej rreth Halandit dhe për këtë arsye i kërkuam atij të largohej”, përfundoi sqarimin e tij shefi i sigurisë së klubit të natës ku ndodhi ngjarja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"