VIDEO/ Dy supergola, në Greqi kujtojnë Indrit Fortuzin dhe brazilianin që “dënoi” Luftëtarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2020 | 20:28

VIDEO/ Dy supergola, në Greqi kujtojnë Indrit Fortuzin dhe brazilianin që “dënoi” Luftëtarin

Ashtu si në gjithë Europën edhe në Greqi vendi është i izoluar dhe nuk mund të flitet për futboll. Mirëpo, portalet greke për të rikthyer nostalgjinë e tifozëve, kanë menduar të sjellin në kujtesë lojtarë që kanë lënë gjurmë dekada më parë në Superligën helene. Një prej tyre është edhe ish-sulmuesi shqiptar, Indrit Fortuzi. “Zogu”, epiteti që mori nga tifozët e Tiranës, aty ku shënoi pa fund dhe fitoi gjithçka, në karrierën e tij ka luajtur për dy skuadra greke: Apollon i Athinës (1998-2000) dhe Iraklis i Selanikut (2005-2007).

indrit-fortuzi-5d1484ee-4730-4f2b-97bf-0f57b58396a-resize-750

Portali “dieci10.gr” ka publikuar dje supergolin e Fortuzit në ndeshjen e sezonit 2006-2007 mes Larisës dhe Iraklisit. Teksa luhej minuta e 94-t dhe gjithçka ishte mbërthyer në shifrat 0-0, Fortuzi merr një top sapo kalon mesfushën dhe i drejtohet zonës, teksa aty ku bën katër driblime njëra pas tjetrës, duke nxjerr blof një mbrojtje të tërë dhe më pas mposhtur portierin e Larisës. Në këtë moment shpërtheu i gjithë stoli I Iraklisit, me staf dhe lojtarë që u futen në fushë për të festuar me Fortuzin.


Ndërkohë, në videon e dytë të publikuar nga portali grek, rikthehet në kujtesë mesfushorin brazilian, Marko Aurelio, i cili në sezonin 2008-2009 ishte pjesë e Arisit të Selanikut, pikërisht në një ekip me Kristi Vangjelin. Aurelio u bë i njohur edhe në Shqipëri gjatë sezonit 2017-2018, ku luajti me fanellën e Luftëtarit dhe ekipi gjirokastrit e mbylli në vendin e tretë duke u kualifikuar në Ligën e Europës.

AURELIO RIBEIRO

Mirëpo, mësë shumti braziliani u bë protagonist dy muaj më parë për shkak se kishte fituar gjyqin me klubin gjirokastrit dhe FIFA i bllokoi merkaton Luftëtarin, për t’ia hapur më pas vetëm në dy ditët e fundit. Bluzinjtë janë të detyruar të paguajnë 50 mijë euro ndaj Aurelios deri në dhjetor të këtij viti.


Ndërsa sa i përket golit në videon e publikuar, bëhet fjalë për një ndeshje mes Arisit dhe Asteras Tripolis, teksa selanikasit ishin me 10 lojtarë. Aurelio bëri një goditje fantastike nga afërsia e zonës me të majtën pas krosimit që i erdhi nga krahu tjetër, duke shënuar një gol kryevepër, që në atë sezon u fut te një nga më të mirët e kampionatit helen.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"