VIDEO/ Dramë në Spanjë, ekipi i kategorisë së tretë eliminon nga Kupa Atletikon e Simeones

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2020 | 0:00

VIDEO/ Dramë në Spanjë, ekipi i kategorisë së tretë eliminon nga Kupa Atletikon e Simeones

E besoni apo jo, Atletiko e Madridit është eliminuar nga Kupa e Mbretit, nga skuadra e Leoneses, që militon në ligën e tretë spanjolle. Bardhkuqtë u mposhtën me rezultatin 2-1, duke i befasuar të gjithë. Një disfatë e rëndë për një ekip si Atletiko Madrid.

Leonese

Leonesa e ka buxhetit 2.7 milionë euro, një shifër tepër modeste, pak a shumë e njëjtë me ato të klubeve shqiptare. Ndërkohë që buxheti i Atletikos është 403 milionë euro duke mos pasur të krahasuar.

Simeone

Korrea do të gjente golin në minutën e 62, por Castenda e dërgoi takimin në shtesë para mbylljes së 90 minutëshit. Më pas në minutën e 108-të do të ishte Sergio Benito ai që tronditi kryeqytetasit, duke i siguruar fitoren historike skuadrës së tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"