VIDEO/ Dopio-Mesi, argjentinasi rikthen Barcelonën re fitorja. Katalanasit “presion” Realit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2021 | 21:14

VIDEO/ Dopio-Mesi, argjentinasi rikthen Barcelonën re fitorja. Katalanasit “presion” Realit

Barcelona është rikthyer te fitorja në kampionat, teksa ka mposhtur me rezultatin 3-0 Elçen.

MESSI BARCELONA

Ishte Leo Mesi i cili shënoi dopietë golash, në minutat 48’ dhe 68’, pasi pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Për të vulosur gjithçka mendoi Xhordi Alba, i cili shënoi në minutën e 73’, pas një asisti perfekt nga Brethueit.

Me këtë fitore, Barcelona shkon në kuotën e 50 pikëve në vendin e tretë, 2 pikë më pak se Reali I vendit të dytë dhe 5 më pak se kryesuesit e Atletikos, që gjithashtu kanë një ndeshje më shumë për të zhvilluar.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"