VIDEO/ Dopieta e Ibrës dhe fitorja në derbi e Milanit, Krudeli nuk përmbahet. Shikoni çfarë bën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2020 | 18:42

VIDEO/ Dopieta e Ibrës dhe fitorja në derbi e Milanit, Krudeli nuk përmbahet. Shikoni çfarë bën

Ndonëse luhej pa praninë e tifozëve, derbi i Madoninës me Interit dhe Milanit, ishte spektakolar, ku nuk munguan edhe golat.

krudelii

Milani ia doli të mposhtë zikaltërit më në fund në kampionat, me fitoren në derbi që mungonte prej më shumë se 4 viteve. Spektakël ka dhuruar edhe Tiziano Krudeli me komentin e tij, ditën e djeshme.

Krudeli njihet si një tifoz i “thekur” i Milanit dhe 2 golat e kuqezinjve i ka festuar jo pak. Komentatori zyrtar i klubit nuk mund të përmbahej pas dopietës së Ibrës në pjesën e parë, teksa menjëherë pas kësaj ka thirrur me të madhe dhe ka festuar.

Për më tepër shikoni videon e mëposhtme:

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"