Video/ Do ia dedikonte golin Milik që është dëmtuar rëndë, i dhanë fanellën e Zielinskit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2017 | 23:39

Video/ Do ia dedikonte golin Milik që është dëmtuar rëndë, i dhanë fanellën e Zielinskit

Një moment tepër gazmor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në sfidën mes Napolit dhe Fejnordit e cila përfundoi me rezultatin 3-1 në favor të italianëve.

Insinje

Në minutën e 7-të, Lorenco Insinje shënoi golin e avantazhit për napoletanët dhe shkoi te pankina për të marrë fanellën e sulmuesit polak Milik dhe për t’ia dedikuar golin atij, i cili ka pësuar një dëmtim serioz dhe do të mungojë për një kohe të gjatë.

Një lojtar nga stoli ngatërron fanellën dhe i dorzon atë të polakut tjetër Zielinski. Ky moment nuk i ka shpëtuar telekamerave dhe tashmë është duke bërë xhiron e internetit. Insinje e kapi në moment ngatërresën e bërë dhe duke qeshur kërkoi bluzën e Milik dhe jo të Zielinskit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"