VIDEO/ Dinamo i jep “shuplakë” Lushnjës, lagunarët turpërohen në “Selman Stërmasi”
Dinamo ka mposhtur Lushnjën me rezultatin e thellë 5-0 në “Selman Stërmasi”.
Sfida u zhbllokua shumë shpejt në minutën e 11’ me Denison i cili kaloi në avantazh ekipin e tij.
Pak minuta përpara se të përfundonte pjesa e parë, dinamovitët shënuan edhe dy gola të tjerë. Në minutën e 41’ Denison shënoi të dytin, kësaj here me penallti. Ndërsa në minutën e 42’ Prodani shënoi edhe të tretin.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 3-0 për Dinamon.
Ndërsa në pjesën e dytë golat u shënuan nga Samaka në të 82’ dhe Danaj në 84’. Kështu Dinamo merr 3 pikë të tjera në kampionat dhe renditet në vendin e parë me 24 pikë.
DINAMO 5-0 LUSHNJA
11′, 41′ (P) Denison, 42′ Prodani, 82′ Samake, 84′ Danaj
Goli i Danaj
Goli i Samake
Goli i Prodanit
Goli i dytë i Denison
Goli i parë i Denison
DINAMO: Simoni, Prodani, Dikson, Samake, Allmuça, Daja, Samaçi, Vokrri, Bardhi, Denison, T. Marku.
Trajner: Nevil Dede
LUSHNJA: Kaloshi, Magani, Basha, Daci, Meta, Haxhiu, Pervataj, Alushi, Andoni, Canka, Pepa.
Trajner: Blerim Hasalla
RENDITJA E TABELËS
PANORAMASPORT.AL
