Postuar: Prill 7, 2020 | 21:43
VIDEO/ Dikur kundërshtar në fushë, sot bëjnë gjestin e mrekullueshëm
Ish-mesfushori i Liverpulit, Xhejmi Redknep dhe ish-mbrojtësi i Çelsit, Xhon Terri kanë bërë një gjest të mrekullueshëm, pas situatës tepër të vështirë të krijuar nga pandemia koronavirus.
2 ish-futbollistët anglezë janë bërë pjesë e një iniciative bamirësie për të shpërndarë ushqim për njerëzit në nevojë, në qytetin e tyre Oxshot, pas vështirësive të mëdha që ka sjellë përhapja e koronavirusit.
Kjo iniciativë në fakt u ndërmor nga biznesmeni i zonës, Xhejms Davis, i cili thotë: “Terri bëri disa nga dërgimet e bamirësisë për njerëzit në nevojë, ndërsa Redknap shpërndau specifikisht për anëtarët vulnerabël të kishës.”
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"