VIDEO/ Derbi në kohë koronavirusi, 4 gola në sfidën e Berlinit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2020 | 22:37

VIDEO/ Derbi në kohë koronavirusi, 4 gola në sfidën e Berlinit

Futbolli gjerman vazhdon me javën e 27-ë të kampionati dhe të dytën pas ndërprerjes së aktiviteteve sportive prej koronavirusit. Sot u zhvillua derbi i Berlinit midis Herta Berlinit dhe Union Berlinit, takim që pa si fitues të padiskutueshëm vendasit, të cilët fituan me rezultatin e thellë 4-0.

EYpfmuHWoAEPLy5

Të gjitha golat u shënuan në pjesën e dytë. Herta realizoi dy herë brenda 60 sekondave duke siguruar 3 pikët e rëndësishme në minutat 51′ dhe 52′.

Koleksioni i golave u plotësua në minutë 61′ dhe 77′ me autorë Cunjan dhe Bojatan.

Pas kësaj jave, Herta e Berlinit mban vendin e 10-ë në kampionat me 34 pikë, kurse Union Berlini qëndron 2 pozicione më poshtë me 30 pikë.

FT: HERTA BERLIN – UNION BERLIN 4-0
Ibiseviç 51′, Lukebakio 52′, Cunja 61′, Bojata 77′

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"