VIDEO/ Derbi i zjarrtë i Premier Ligës, Junajtid ndal Liverpulin pas 9 javësh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2019 | 19:29

VIDEO/ Derbi i zjarrtë i Premier Ligës, Junajtid ndal Liverpulin pas 9 javësh

Është mbyllur në barazim 1-1, derbi i zjarrtë i Premier Ligës, mes Mançester Junajtid dhe Liverpulit. Pavarësisht formës jo të mirë që po kalon, skuadra e Solskjaer, arriti të ndalte të kuqtë e Jyrgen Klop, pas 8 fitoresh radhazi në kampionat, duke u konfirmuar si “macja e zezë” e Liverpulit në shtëpi.

nDESHJA5556

Ishte Rashford, i cili në minutën e 36-të, zhbllokoi shifrat, duke dërguar “Djajtë e Kuq” në dhomat e zhveshjes me epërsinë e 1 goli.

Rashford

Në pjesën e dytë, kryesuesit e kampionatit, u hodhën në sulm, në kërkim të golit të barazimit, teksa duhet të shkonte minuta e 85-të, që Lallana të vendoste baraspeshën, duke shmangur një humbje të mundshme.

 

Lallana

Liverpuli nuk fiton në “Old Traford” që prej 16 marsit të vitit 2014, kur fitonte me rezultatin 0-3 falë dopietës së Xherardit dhe golit të Suarezit.

Me pikën e sotme, të kuqtë e Klopit, u ngjitën në kuotën e 25 pikëve, teksa diferenca ndaj Mançester Sitit u ngushtua në 6 pikë, ndërkohë që Junajtid mban vendin e 13 me 10 pikë në 9 ndeshje.

 

FT| Mançester Junajtid – Liverpul 1-1

Rashford 37′ / Lallana 85′ 


Formacionet Zyrtare:

Mançester Junajtid: De Gea, Uan-Bisaka, Lindelof, Meguajër, Eshli Jang, MekTomenei, Tuanzebe, Fred, Pereira, Rashford, Xhejms. Trajner: Ole Gunar Solskajer.

Liverpuli: Alison, Aleksanër Arnold, Matip, Van Dajk, Robertson, Henderson, Fabinjo, Vajnaldum, Mane, Firminjo, Orixhi. Trajner: Jurgen Klop.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"