VIDEO / Dëmtim i rëndë dhe sherr, barazim i tensionuar me 6 gola e 2 të kuq në Kategorinë e Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 16, 2022 | 19:37

VIDEO / Dëmtim i rëndë dhe sherr, barazim i tensionuar me 6 gola e 2 të kuq në Kategorinë e Parë

Ndeshja mes Besëlidhjes dhe Tomorit ka qenë ndër më të ndezurat e kësaj jave në Kategorinë e Parë, meqë të dy ekipet kanë pretendime për të qenë në zonën e play-off për ngjitjen në Superiore. Takimi ka qenë shumë i luftuar, teksa është mbyllur në barazim 3-3 mes tensionit.

Capture

Në fakt episodi i parë i sfidës ishte dëmtimi i rëndë i portierit Baçi që në minutën e 21-të, Futbollisti i beratasve është detyruar të largohet nga fusha e lojës me barelë teksa vendin e tij e ka zënë në fushë Birja. Sfida ka vazhduar mes golave, por edhe kartonëve të kuq, teksa Bushi për vendasit dhe Çaço për miqtë kanë shkuar para kohe në dhomat e zhveshjeve.

Goli i shënuar në minutën e 90 nga Fetaj nuk qetësoi situatën dhe në fund të sfidës, Zefi i skuadrës së Tomorit shkoi të protestonte te gjyqtari i sfidës, duke pasur në përplasje edhe me pjesëtarë të stafit të ekipit vendas, të cilët gjithashtu ishin të pakënaqur për këtë barazim.

PRENG GJIKOLA  – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"