VIDEO/ Dëmtim horror në Gjermani, futbollisti mbetet pas ndjenja pas përplasjes me murin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2022 | 22:27

VIDEO/ Dëmtim horror në Gjermani, futbollisti mbetet pas ndjenja pas përplasjes me murin

Ndeshja mes Çemi Lajpcig dhe Çemnitzer në kategorinë e katërt të futbollit gjerman ka parë një episod horror që për fat të mirë është mbyllur pa pasoja shumë të rënda. Futbollisti Denis Japel ka mbetur pa ndjenja në tokë pas një përplasje me murin rrethues.

asdsadasdsadsad

Në minutën e 26 të ndeshjes, ai po ndiqte topin që shkoi në fundore dhe doli nga fusha, duke rrëshqitur në pjesën e betonit jashtë saj duke u përplasur me kokë në mur. Ai mbeti pa ndjenja pasi ra menjëherë në tokë, duke alarmuar të gjithë të pranishmit.

Pas pak çastesh dhe ndërhyrjes së shokëve të skuadrës dhe mjekëve, ai ia doli të çohej në këmbë dhe të largohej vetë nga fusha, duke shkuar në spital. Sipas informacioneve që dha klubi, ai kishte pësuar vetëm një traumë të lehtë por kishte nevojë për pushim për të rikuperuar nga ajo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"