VIDEO/ Debutoi me ekipin e parë, mesfushori 17-vjeçar thyen këmbën në ditën e shumë pritur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2020 | 18:23

VIDEO/ Debutoi me ekipin e parë, mesfushori 17-vjeçar thyen këmbën në ditën e shumë pritur

Mesfushori 17-vjeçar, Euxhenio Pizuto, ka realizuar një nga ëndrrat e tij, teksa para pak ditësh debutoi me ekipin e parë të Paçuca, në elitën e kampionatit meksikan.euxhenio

Megjithatë, ajo që pritej të ishte ditë më e lumtur në jetën e tij, rezultoi të ishte dita më e keqe për të.

Talenti meksikan u aktivizua në minutën e 57’, por vetëm 8 minuta më vonë i ndodhi ajo që nuk e priste asnjë njeri.

Pizuto në tentativë për të kapur një top të marrë nga shokët e ekipit, thyeju këmbën e tij, teksa nga pamjet filmike duket edhe dëmtimi i tmerrshëm që mesfushori pësoi.

Pas kësaj 17-vjeçari iu nënshtrua operacionit i cili kaloi me sukses dhe tashmë ka nisur fazën e rikuperimit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"