VIDEO/ Debutimi në Ligën e Kampioneve, shikoni prezantimin e Vllaznisë së femrave që i bën UEFA

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2022 | 13:39

VIDEO/ Debutimi në Ligën e Kampioneve, shikoni prezantimin e Vllaznisë së femrave që i bën UEFA

Vllaznia e femrave do të jetë debutuese në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve këtë sezon, me vajzat shkodrane që njohën kundërshtaret e tyre.

vllaznia femra

Përpara hedhjes së goglave, çdo skuadër kishte videon e saj prezantuese, duke treguar arritjet që klubi ka bërë në këtë kompeticion dhe e njëjta gjë ishte dhe për vajzat shkodrane.

Mesfushorja Arbenita Curraj, ishte e zgjedhura për këtë klip, teksa për Vllazninë shkruhej: “Debutuese në fazën e grupeve”, e cila është një arritje e madhe për të gjithë sportin shqiptar.

arbenita curraj

LEXO EDHE: Vllaznia e femrave njeh kundërshtarët në Ligën e Kampioneve, vajzat shkodrane përfundojnë në grupin e “ferrit”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"