VIDEO/ Dalin pamjet nga spitali, shikoni si duket legjenda Pele pas operacionit të vështirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2021 | 19:59

VIDEO/ Dalin pamjet nga spitali, shikoni si duket legjenda Pele pas operacionit të vështirë

Prej dy javësh, legjenda e futbollit botëror Pele ndodhet i shtruar në spital pas një operacioni të vështirë që kreu për heqjen e kancerit në zorrën e trashë.

pele

E gjithë bota e futbollit u sensibilizua mbi gjendjen shëndetësore të legjendës braziliane pasi gjurmët që ka lënë në këtë sport janë të mëdha.

Por së fundmi, në rrjete sociale është publikuar një video nga faza e rikuperimit të Pele nga spitali. 80-vjeçari duket shumë i rënë fizikisht, i plakur por me moral të fortë pasi tenton të bëjë disa veprime qesharake për të argëtuar fansat.

Pamjet janë bërë virale duke marrë mijëra mesazhe e komente, për t’i uruar brazilianit shërim të shpejtë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"